75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / MSH

Vdekja e 27-vjeçarit Zejnullahu, Koci: Lipjani duhet të shpallë një ditë zie

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka deklaruar se Komuna e Lipjanit duhet të shpallë ditë zie, pas vdekjes së dyshimtë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.

Sipas Kocit, një qytetar i Lipjanit ka vdekur në duart e policisë, e kjo nuk është çështje politike as juridike.

“Është, para së gjithash, një nderim njerëzor – ndaj viktimës, ndaj familjes së tij dhe ndaj të gjithë neve si qytetarë që kërkojmë drejtësi dhe dinjitet”, shkroi Koci.

Ky është postimi i plotë i tij:

Komuna e Lipjanit duhet ta shpallë një ditë zie.

Një qytetar i saj ka vdekur në duart e policisë. Ngjarje e rëndë, që ka tronditur gjithë opinionin publik – dhe që kërkon reagim institucional.

Prandaj, kjo nuk është çështje politike. E as juridike.

As amnisti. As prejudikim i çështjes penale.

Është, para së gjithash, një nderim njerëzor – ndaj viktimës, ndaj familjes së tij, dhe ndaj të gjithë neve si qytetarë që kërkojmë drejtësi dhe dinjitet.

Pikërisht në këso momente, ndërtohen ura mes institucioneve dhe shoqërisë.

Ura të përgjegjësisë, të ndjeshmërisë dhe të respektit për jetën njerëzore.