75 Mall Live Search
10:09 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / MSH

Situata me zjarret, policia e Pejës arreston një person që dyshohet se dogji 10 hektarë me grurë

Policia e Pejës, ka arrestuar dje një person, nën dyshimin se nga pakujdesia ka djegur 10 hektarë grurë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:45, shkruan IndeksOnline.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe njësitet policore të cilat kanë penguar e ndaluar përhapjen e mëtutjeshme të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

Rasti është iniciuar si: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./IndeksOnline/