Tre orë para drejtësisë për jetën e humbur të Agon Zejnullahut, policët ende në gjykatë

Ka hyrë në orën e tretë seanca dëgjimore ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për vrasjen nga “pakujdesia” të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në natën mes 6 dhe 7 korrikut në Lipjan.
Pesë zyrtarët, përfshirë një rreshter policie ndodhen para Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, ndërsa prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit për ta, për shkak të rrezikut të ndikimit në hetime dhe të shmangies nga drejtësia.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me ecurinë e këtij rasti.