PSG përfundon stërvitjen me Realin, e radhës me Chelsean në finale

PSG është finalistja e dytë e Kupës së Botës për Klube.
Skuadra franceze e kishte të lehtë në gjysëmfinale, pasi e mposhti Real Madridin, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Dominimi i PSG-së nisi nga fillimi, ku Fabian Ruiz i dha epërsinë në minutën e 6-të.
Pas tre minutave, Ousamane Dembele dyfishoi rezultatin.
Fabian Ruiz me golin e dytë personal e qoi rezultatin në 3-0, në minutën e 24-të.
Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Goncalo Ramos, në minutën e 87-të.
Kampioni i Evropës tashmë synon një tjetër trofe, pasi në finale do të përballet me Chelsean.
Finalja e madhe zhvilohet ditën e diel më 13 korrik, nga ora 21:00./IndeksOnline/