Courtois pas eliminimit Kupa e Botës: Nuk e zbatuam planin e Xabi Alonsos

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.
Kampioni i Europës triumfoi thellë 4:0 në gjysmëfinale ndaj Real Madridit.
Pas ndeshjes, portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois reagoi duke kërkuar falje drejt tifozëve.
“Më lejoni t’u kërkoj falje tifozëve. Nuk ia dolëm të zbatonim planin e Xabit. Duhet të analizojmë se çfarë ndodhi, por nga ajo që pashë, ne ishim gjithmonë një hap prapa.”, tha Courtois.