75 Mall Live Search
12:18 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / G T

Henderson mund të rikthehet në Premier League tek ish-skuadra e tij

Mesfushori Jordan Henderson është larguar nga Ajaxi dhe është mbetur si “lojtar i lirë”.

Henderson flitet se do të rikthehet te ish-skuadra e tij, Sunderland, shkruan Indeksonline

Sunderland sezonin e ri do të bëjë gara në Premier League. Pas largimit të Jobe Bellingham, ekipi është në kërkim të një mesfushori.

Dhe duket se Hendo do të jetë transferimi më i ri i klubit dhe kjo marrëveshje do bëhet pa para.

Kujtojmë që Jordan Henderson te Sunderlandi kaloi disa vjet, para se të transferohej te Liverpooli për 18 milionë euro./Indeksonline/