75 Mall Live Search
21:01 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / Gj. Sh

Prishtina pëson humbje të thellë nga Sheriff Tiraspol

Prishtina ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspol, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Europa League.

Bardhekaltërit u mposhtën nga skuadra moldave, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi nga Burkina Faso, Cyrille Bayala realizoi hat-trick, duke shënuar tre gola, në minutat 11′, 19′ dhe 74′.

Golin e fundit e shënoi nigeriani, Eljijah Odede në minutën e 79-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme, me 17 korrik në stadiumin ”fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/