VV-ja paralajmëron një konferencë para tentativës së 45-të për konstituimin e kuvendit, s’dihet arsyeja

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në orën 10:30, në hollin pranë sallës së Grupit parlamentar të VV-së.
Përmes një njoftimi për media, VV-ja ka bërë të ditur vetëm kohën dhe vendin e mbajtjes së konferencës, por nuk ka dhënë asnjë informacion mbi temën apo qëllimin e saj.
Konferenca do të zhvillohet vetëm pak minuta para nisjes së tentativës së 45-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, një proces që po zvarritet prej javësh.
Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e kuvendit skadon më 26 korrik, duke e rritur ndjeshëm presionin mbi partitë politike për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.
Ende nuk dihet nëse konferenca e paralajmëruar nga VV-ja do të sjellë ndonjë qëndrim të ri politik apo ndonjë zhvillim të papritur për procesin e bllokuar të konstituimit./Indeksonline/