75 Mall Live Search
09:18 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Sot zhvillohen gjysmëfinalet në Wimbledon, Sinner dhe Alcaraz synojnë finalen

Sot zhvillohen dy ndeshjet tejet interesante në gjysmëfinale të Wimbledonit.

Amerikani Firtz takohet me Carlos Alcarazin, ndeshje kjo që nis nga ora 14:00, shkruan Indeksonline

Kjo dyshe është takuar dy herë gjatë karrierës dhe tenisti spanjoll ka fituar në të dyja me rezultatin 2:0 në sete.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo mes Janik Sinnerit dhe Novak Gjokoviqit, që nis nga ora 16:30.

Kjo dyshe është takuar disa herë, gjashtë fitore i ka Sinner dhe pesë fitore Novak./Indeksonline/