75 Mall Live Search
10:36 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Zyrtare: Liridon Fetahaj rikthehet te Liria e Prizrenit

Skuadra e Lirisë së Prizrenit ka bërë një tjetër “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi që bën gara në Ligën e Parë të Futbollit kosovar, ka prezantuar Liridon Fetahajn, si prurjen më të rë, shkruan Indeksonline

Fetahaj rikthehet te Liria pas dy sezoneve. Ai ishte te Malisheva dhe Suhareka, së fundmi.

“Djali i qytetit, i lindur dhe rritur në zemër të Prizrenit – Liridon Fetahaj – rikthehet aty ku i takon: te klubi i zemrës”, shkruhet në postimin e klubit