“Do ta mbrojmë Kosovën me zemër e me shpirt”, zëri i policëve të rinj në ditën e diplomimit (Video)
 
				Sot diplomoi gjenerata e 62-të e zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës, në një ceremoni solemne që u zhvillua në prani të përfaqësuesve institucionalë vendorë e ndërkombëtarë, drejtuesve të Policisë dhe familjarëve të kadetëve, shkruan IndeksOnline.
Të rinjtë dhe të rejat që përfunduan me sukses trajnimin profesional, shprehën dëshirën e madhe për t’i shërbyer atdheut me përkushtim, nder dhe përgjegjësi. 
Uniforma e Policisë për ta është më shumë se simbol  është thirrje për mision, shërbim dhe sakrificë.
Policia e Kosovës theksoi se kjo gjeneratë përfaqëson vlerat më të mira të shoqërisë, duke u përgatitur për të vepruar me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                