75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Gj. Sh

Reali ia cakton çmimin Rodrygos

Futbollisti brazilian, Rodrygo mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Për sulmuesin 24 vjeçar ka shfaqur interesim skuadra e Arsenalit, shkruan IndeksOnline.

Por Real Madridi ka vendosur një çmim prej 100 milionë euro për ta lënë të lirë Rodrygon.

Lojtari nuk do të largohet nga ”los blancos” por vetëm nëse klubi i thotë drejtpërdrejt se nuk kan nevojë për shërbimet e tij.

Ai ka kontratë me klubin mbretëror deri më 30 qershor 2028./IndeksOnline/