75 Mall Live Search
19:15 / E Premte, 11 Korrik 2025 / MSH

Artisti italian shpalos tentimin që pati për të bërë vetvrasje

Autobiografia e re e Fedez pritet të trazojë jo pak ujëra.

Në një seri rrëfimesh të ndjera dhe të papritura, artisti italian zbulon për herë të parë detaje rreth momenteve më të errëta të jetës së tij – duke përfshirë edhe një tentativë vetvrasjeje pas ndërprerjes së menjëhershme të përdorimit të qetësuesve.

“Nuk është hapi. Nuk është akti. Vetvrasja është gjithçka që ndodh para saj,” shkruan ai në një nga fragmentet e librit, të publikuara së fundmi në rrjete sociale.

“Është një proces që rritet brenda teje, si një fetus në errësirë, që të pëshpërit çdo ditë ‘Mjaft’.”

Fedez rrëfen se gjithçka nisi pas ndërprerjes së menjëhershme të barnave që po përdorte:

“I lashë sikur po hidhja një pako të zbrazët cigareje. Por ato kishin zënë gjuhën time, mendimet e mia, lëkurën time. Kur i lashë, truri im filloi të ulërinte.”

Fedez trondit me rrëfimin e tentativës për vetëvrasje

Përshkrimi i përvojës është rrëqethës:

“Ishte si të isha në një tunel pa dalje. Jo një me dritë në fund, por një i ndërtuar me beton dhe errësirë. Dhe unë. Vetëm unë.”

Ai e përshkruan librin jo si një formë marketingu emocional, por si një përpjekje për të kuptuar veten, për t’i dhënë kuptim kaosit dhe për të përballuar dhimbjen.

Librin e ka shkruar në bashkëpunim me një autor tjetër dhe, sipas Fedez, është më shumë një terapi se një tregim.