Policia gjen armë e drogë në Pejë, Nikçi jep detaje

Me urdhër të Prokurorisë së Pejës dhe në bashkëpunim me Njësitin Anti-drogë të Policisë së Kosovës, sot është kryer një aksion në Pejë.
Aksioni ka rezultuar me sekuestrimin e 1 kilogrami drogë dhe dy armëve të zjarrit, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Njësitin Anti-drogë të Pejës, sot kanë sekuestruar afro 1 kilogram drogë dhe dy armë zjarri, gjatë një bastisjeje në qytetin e Pejës.
Personi i dyshuar për momentin gjendet në arrati. Policia e Kosovës është duke punuar vazhdimisht për lokalizimin e tij” deklaroi Nikçi, për IndeksOnline.