75 Mall Live Search
22:42 / E Premte, 11 Korrik 2025 / Gj. Sh

Prishtina arrin marrëveshje bashkëpunimi me skuadrën turke

Skuadra kosavre, FC Prishtina, ka arritur një marrëvehsje bashkëpunimi me skuadrën turke, Eyupspor.

Klube kanë arritur marrëveshje në disa segmente, ku si pikë kryesore pritet të jetë zhvillimi i akademisë së skuadrës nga kryeqyteti, shkruan IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i klubit Rahman Haradini, së bashku me drejtorin sportiv, Driton Krasniqi ka qenë në vizitë tek klubi turk Eyüpspor.

Delegacionin e klubit tonë e mirëpriti zëvendës presidenti i klubit të Eyüpspor, Fatih Kulaksız në kompleksin Kemerburgaz në Stamboll.

Arsyja e kësaj vizite kishte të bejë me krijimin e një bashkëpunimi mes dy klubeve në disa segmente.

Të dyja palët kanë diskutuar për menyrën e bashkëpunimit e si pikë kryesore pritet të jetë zhvillimi i akademisë tonë permes eksperiencës që ka klubi i Eyüpspor që garon në elitën e futbollit turk.

Zëvendës Presidenti i klubit Kulaksız,u shpreh shumë i kënaqur me vizitën e udhëheqësve të klubit tonë dhe duke shtuar se është i bindur që ky bashkëpunim do të jetë I frytshëm për dyja klubet.

Poashtu u bisedua edhe për zhvillimin e një ndeshje miqësore mes Prishtinës dhe Eyüpspor në një të ardhme të afërt./IndeksOnline/