75 Mall Live Search
22:50 / E Premte, 11 Korrik 2025 / MSH

Në Sarandë ka edhe ngjarje si në filma/ Për t’i ikur policisë, hidhet nga Porsche-ja në det

Një person është hedhur në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Policia ka ndaluar një automjet të tipit Porsche Panamera.

Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det, shkruan abcnews.

I dyshuari mbante një çantë me krahë në qafë. Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”.

Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është duke notuar në det.

Mësohet së është në pritje ardhja e skafit të policisë kufitare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur send të paligjshëm në det.