75 Mall Live Search
10:17 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / Gj. Sh

Sot finalja e Wimbledon, Anisimova e Swiatek kërkojnë trofeun

Grand Slami më i madh i tenisit, Wimbledon po shkon drejt fundit.

Sot zhvillohet finalja në kategorin e femrave, mes amerikanes Amanda Anisimova dhe polakes Iga Swiatek, shkruan IndeksOnline.

Të dyja tenistet janë në kërkim të historisë, për ta fituar trofeun e parë të Wimbledon.

Iga Swiatek në karrieren e saj të deritashme ka fituar pesë tituj Grand Slam, katër tituj në Roland Garros, një në US Open.

Ndërsa Amanda Anisimova po kalon sezonin më të mirë të karrierës së saj, ku pasi fitoi turneun e WTA 1000 në Doha në fillim të këtij viti, ka arritur për herë të parë në finalen e një Grand Slami.

Ndeshja finale mes Anisimova dhe Swiatik do të nis nga ora 17:00./IndeksOnline/