Leverkuseni zyrtartizon zëvëndësuesin e Wirtz

Bayer Leverkuseni ka bërë transferimin e radhës në këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për amerikanin Malik Tillman, i cili u transferua nga kampioni holandez, PSV Eindhoven.
Leverkuseni pagoi rreth 35 milionë euro për shërbimet e Tillman, i cili do të nënshkruaj kontratë pesëvjeçare.
Tillman, ishte një nga yjet e PSV-së në dy vitet e fundit, ku bëri 73 paraqitje dhe shënoi 25 gola dhe 19 asistime.
Ai në dy sezonet e tij në Holandë, arriti të fitonte dy herë titullin e Eredivisies./IndeksOnline/