Zhvillim i fundit në Pejë, i dyshuari për armë dhe narkotikë vetëdorëzohet në polici

I dyshuari për rastin e djeshëm në Pejë, ku u sekuestruan rreth 1 kilogram substancë narkotike dhe dy armë zjarri, është paraqitur sot në Stacionin Policor.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afateve ligjore pritet që ndaj tij të parashtrohet kërkesë për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.
Policia ka konfirmuar se gjatë bastisjes së djeshme janë konfiskuar substanca narkotike dhe armë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit.