“Duhet masa ndaj deputetëve që po bllokojnë konstituimin e Kuvendit”, thonë në VV

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka akuzuar partitë e ish-opozitës për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit.
Në një postim në Facebook, ajo ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të shqyrtohet seriozisht mundësia për të marrë masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim, përfshirë edhe heqjen e mandateve të tyre.
Postimi i plotë:
PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon.
Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu!