75 Mall Live Search
15:37 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / A. M.

E mitura sulmohet fizikisht nga babai i saj në Pejë

Një e mitur dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai i saj në Pejë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, rreth orës 16:30.

Policia shton se viktima nuk ka pësuar lëndime, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.