Aksident trafiku në Prishtinë, te rrethi i dytë në drejtim të Veternikut

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, te rrethi i dytë në drejtim të Veternikut.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
