75 Mall Live Search
15:44 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / L A

Gyokeres: Jam në një thes me Haalandin dhe Lewandowskin

Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat, teksa u krahasua me yjet si Erling Haaland, Harry Kane dhe Robert Lewandowski.

“Jam padyshim njëri prej tyre. Është e vështirë të më vendosësh një etiketë, por po, jam në të njëjtën tryezë me ta,” u shpreh ai me vetëbesim.

Gyökeres pati një sezon të jashtëzakonshëm me Sportingun dhe tashmë po përflitet për një transferim të madh në verë te Arsenali.

Kjo deklaratë vetëm sa rrit zërat për një rikthim të tij në një nga ligat elitare të Evropës.