Përshëndetje e rastësishme apo sinjal i një loje të madhe politike?

Në një video të siguruar nga Indeksonline tregon një moment miqësor ndërmjet dy kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit të Prishtinës në zgjedhjet lokale të tetorit.
Dyshja në fjalë janë Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrullah Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ata shihen duke u përshëndetur, gjë që mund të interpretohet si një gjest korrektësie dhe respekti reciprok, pavarësisht rivalitetit politik. /Indeksonline/