75 Mall Live Search
18:09 / E Shtunë, 12 Korrik 2025 / Gj. Sh

Policia shqipton 200 euro dhe 2 pikë negative për shoferin në Ferizaj

Policia e Kosovës në Ferizaj ka shqiptuar gjobë prej 200 euro dhe 2 pikë negative për drejtuesin e veturës Daimler Benz me targa vendore.

Sipas njoftimit shoferi me inicialet B.B po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 84 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h, transmeton KosovaPress.

“Për këtë kundërvajtje, ndaj shoferit janë shqiptuar këto masa: Gjobë në vlerë prej 200 €, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjeve të trafikut”, thuhet në njoftim.