Messi ia sjell tre pikë të reja Inter Miamit, shënon dy gola, një nga gjuajtja e lirë (VIDEO)

Lionel Messi po vazhdon me paraqitje fantastike në Kampionatin Amerikan.
Sulmuesi argjentinas ia solli tre pikë të reja skuadrës së tij, Inter Miami, shkruan IndeksOnline.
Ai shënoi dy gola në fitoren 2-1 ndaj Nashville FC.
Fillimisht Messi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, në minutën e 17-të.
MESSI PUTS IT BOTTOM CORNER ON THE FREE KICK! PERFECTLY PLACED 🎯
— ESPN FC (@ESPNFC) July 13, 2025
(via @FOXSoccer)pic.twitter.com/fUDHJGLZhA
Në minutën e 62-të, Leo shfrytëzoi një gabim të portierit dhe e dërgoi topin në rrjetë.
38 vjeçari ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 8 asistime deri më tani këtë sezon të MLS-së./IndeksOnline/
Segundo gol de la noche para el capitán ⚽⚽✨ pic.twitter.com/YETZiKgSra
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) July 13, 2025