75 Mall Live Search
09:30 / E Diele, 13 Korrik 2025 / LB

E kanosi derisa po punonte në arë, arrestohet i dyshuari në Drenas

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast kanosjeje që ka ndodhur në komunën e Drenasit, më 12 korrik 2025, rreth orës 18:00.

Sipas raportit zyrtar, ankuesi mashkull kosovar ka deklaruar se derisa ishte duke punuar në arën e tij, dyshohet se është kanosur nga një person tjetër, po ashtu mashkull kosovar.

Menjëherë pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar nga njësitet policore.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe në koordinim me prokurorin e rastit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit, dhe është dërguar në mbajtje.