75 Mall Live Search
10:48 / E Diele, 13 Korrik 2025 / L A

Reali merr vendim rreth transferimit të Nico Pazit

Real Madridi ka vendosur të mos e ushtrojë opsionin e riblerjes për talentin argjentinas, Nico Paz.

Këtë ja konfirmoi edhe klubit të tij, Comos të cilët vendosën që nuk do të paguajnë klauzolën e 8 milionë eurove.

Ajo do të rritet në verën e ardhshme në 9 milionë euro, me Comon që e sheh argjentinasin si pjesë e projektit të tyre afatgjatë.

Paz, sezonin që lamë pas ka bërë 35 paraqitje me Comon ku shënoi 6 gola dhe 9 asistime, duke çuar skuadrën e tij në pozitën e 10-të në Serie A./IndeksOnline/