Stil dhe spontan, fotot e Dua Lipës që po bëjnë namin

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri fotosh të reja që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Në postimin e saj të fundit, ylli shqiptar me famë botërore ka përmbledhur momente nga përditshmëria e saj me përshkrimin: “Pak nga të gjitha”, shkruan Indeksonline.
Në galerinë shumëngjyrëshe, Dua shfaqet në poza të ndryshme.
Postimi ka marrë mijëra pëlqime dhe komente vetëm pak minuta pas publikimit, me fansat që e përgëzojnë për thjeshtësinë dhe natyrshmërinë që transmeton përmes fotove./Indeksonline/