Mesazhi i fuqishëm nga Tuna për ditëlindje: “Kam duruar stuhi…”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, ka zgjedhur fjalë të ndjera dhe të fuqishme për t’ia uruar vetes ditëlindjen.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ka reflektuar mbi sfidat që ka kaluar dhe fuqinë që ka gjetur në vetvete, shkruan Indeksonline.

“Unë jam tokë që ka duruar stuhi! Jam rrufe që ka goditur, por kurrë nuk ka djegur rrënjët e mia. Jam dhe i çarë nga betejat, aty ku pastaj janë rritur lulet më të forta.…”, shkroi Tuna krahas disa pozave provokuese.

“Gëzuar për forcën time, për butësinë që e ruaj edhe kur fryn erë e fortë. Gëzuar ditëlindjen vetja ime!”, e mbyll ajo postimin, duke dhënë një mesazh fuqizues për të gjithë ndjekësit e saj./Indeksonline/