75 Mall Live Search
08:30 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / L A

Shtohet interesimi për Xhakën, merr ofertë nga Arabia Saudite

Granit Xhaka mund të largohet nga Bayer Leverkuseni gjatë këtij afati kalimtar.

Ndonëse ka raporte të mira me klubin e tij aktual, Xhaka po shqyrton mundësinë për një aventurë të re jashtë Gjermanisë.

Pas interesimeve të gjigantëve si Interi, Milani dhe Juventusi, tashmë ka hyrë në garë një skuadër e jashtë kufijve të Evropës.

Bëhet fjalë për skuadrën nga Arabia Saudite, Neom SC, e cila po dëshiron të përforcojë mesfushën dhe Xhaka është një nga prioritetet e tyre kryesore.

Që nga ardhja e tij në vitin 2023, Xhaka u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të Bayer Leverkusenit ku ka gjithsej 99 paraqitje dhe ka shënuar 6 gola dhe 9 asistime.

Ai ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe arriti finalen e Ligës së Evropës./IndeksOnline/