Ambasada e SBBA-së me njoftim për vizitën e zyrtarit të DASH-it, i quan konstruktive takimet me liderët institucionalë dhe politikë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të Departamnentit amerikan të Shtetit (DASh), Brendan Hanrahan në Kosovë.
Në njoftim e kësaj ambasade është thënë se vizita e Hanrahanit ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe bizneset.
“Ishte kënaqësi të prisja zyrtarin e lartë të byrosë, Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në ‘Camp Film City’ dhe ‘Camp Nothing Hil’l, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, ka njoftuar Ambasada e SHBA-së.