Ambasada britanike mbështet prokurorinë e shtetit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në një takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë të kryesuar nga eksperti për mentorimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, Alan Edwards.
Ushtruesi i detyrës i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë të kryesuar nga eksperti për mentorimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, Alan Edwards.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, me ç’rast u vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e arritura, sfidat dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së ofruar nga Ambasada britanike në forcimin e kapaciteteve të institucionit të prokurorit të shtetit në lidhje me ekipet e përbashkëta hetimore si mekanizëm efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë së shtetit.
U.d. i kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhënë për institucionet e drejtësisë, me theks të veçantë për prokurorin e shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në vend.