Ylli i dramës vdes në moshën 31-vjeçare pas betejës me kancerin
 
				Ylli i Koresë së Jugut, Kang Seo Ha, ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 31-vjeçare.
Aktorja e njohur për rolet e saj në “Kirurgët e Zemrës” (2018) dhe “Nobody Knows” (2020), vdiq herët të hënën në mëngjes, transmeton Indeksonline.
Ajo thuhet se po luftonte me kancer të stomakut në fazën e 4.
Fansat nga e gjithë bota ndanë ngushëllimet dhe mesazhe prekëse për familjen./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                