75 Mall Live Search
14:46 / E Hënë, 14 Korrik 2025 / L A

UEFA i beson ndeshjen e Ligës së Kampionëve, gjyqtarit kosovar

Këtë javë do të mbahen ndeshjet e kthimit të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Dhe njërën nga këto ndeshje, UEFA ja besoi gjyqtarit kosovar, Visar Kastrati.

Kastrati, do të referojë në ndeshjen në mes kampionit boshnjak, Zrinjski Mostar dhe atij të San Marinos, Virtus.

Ekipi i tij përbëhet nga asistentët e tij, Besnik Morina, Arbnor Bullatovci dhe Valon Bajgora si dhe Dardan Çaka dhe Alban Shala, në zonën “VAR”.

Gjatë ditës së nesërme e zhvillon ndeshjen edhe kampioni i Kosovës, Drita ku do të synoj të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Differdanges./IndeksOnline/