Loredana përballet me modelen që i shkroi Jozit: Mos bëj për një mashkull, duhet ai të të ndjek ty

Në puntatën e fundit të emisionit “She’s On Top” e ftuar speciale ishte Loredana Brati, ish-banore e spektaklit Big Brother VIP Albania, ku u komentua tejet shumë edhe për raportin me Joz Markun.
Menjëherë pasi filloi emisioni, Visjan Ukcenaj, nuk ngurroi të ngacmonte atmosferën duke i kujtuar Loredanës se një nga konkurrentet e këtij sezoni i kishte shkruar Jozit një poezi.Konkurrentja në fjalë ndërhyri duke sqaruar se nuk ndiqen në Instagram dhe se poezia ishte thjesht në mënyrë miqësore.
Loredana reagoi me qetësi dhe maturi, duke i dhënë një këshillë vajzës: “Shpirt mua ai ma shkruajti, kaq ka rëndësi. Mos bëj për një mashkull, por më mirë të jetë mashkulli ai që bën për ty”.
Momenti u bë edhe më interesant kur Loredana shtoi me humor se edhe ajo ka marrë poezi nga Jozi: “Ja për shembull, mua Jozi ma ka shkruar poezinë”.
Një deklaratë kjo që solli të qeshura në studio dhe e bëri edhe më të gjallë praninë e saj në emision.
Dyshja duket se i kanë ndarë rrugët përfundimisht nga njëri-tjetri.