75 Mall Live Search
12:45 / E Martë, 15 Korrik 2025 / AR

Britney Spears ka bijësuar një vajzë?

Britney dhe postimet e saj të çuditshme në Instagram janë rikthyer sërish! Ish-ikona e pop-it pretendoi në një postim të ri se “ka bijësuar një vajzë të bukur” me emrin Lennon.
 
Gjatë fundjavës, 43-vjeçarja, publikoi një ndër videot tipike ku kërcen në shtëpinë e saj dhe në mbishkrim u shpreh se kishte birësuar një vajzë. Në sfond shfaqet edhe një krevat i vogël për bebe.

“Si jeni ju njerëz të bukur këtë mëngjes? Më duhet kafe dhe dua t’ju tregoj që kam bijësuar një vajzë të bukur! Quhet Lennon London Spears!”.

Këngëtarja, e cila ka dy djem, Sean Federline, 19 vjeç dhe Jayden Federline, 18 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline — shtoi se Lennon kishte veshur një fustan të këndshëm, ku shkruhej: “Jam e re këtu”.

Postimi kaotik: Britney Spears ka birësuar një fëmijë? o.O
 
Ajo e përfundoi postimin duke thënë:

“Ndaj, ju lutem ndaloni së foluri keq”, duke njoftuar gjithashtu se do të shpërngulej në Itali.

Megjithatë, burime për TMZ-në thanë të se Britney nuk ka birësuar as fëmijë, as qen dhe prova për këtë është përdorimi i saj i emoji-t me shkelje syri. Pra, pretendohet se këngëtarja thjesht ka ngacmuar pak publikun.
 
Sa i përket mbajtëses për foshnja që fansat panë në sfondin e videos, burimet sqaruan se këngëtarja e përdor për të mbajtur kukullat e saj.

Postimi kaotik: Britney Spears ka birësuar një fëmijë? o.O

Po ashtu, sipas personit anonim, ajo nuk ka në plan të shpërngulet në Itali.