75 Mall Live Search
20:37 / E Martë, 15 Korrik 2025 / Gj. Sh

Drita në epërsi ndaj Differdange

FC Drita ka shënuar dy gola të shpejtë kundër Differdange 03, në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Të dy golat i shënoi Arb Manaj: njërin në minutën e 4-të, e tjetrin në minutën e 17-të, raporton IndeksOnline.

Për “Intelektualët”, Manaj kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë ndaj ekipit nga Luksemburgu.

Nga ana tjetër, për Differdange shënoi në minutën e 28-të Theo Brusco.

Rezultati aktual i ndeshjes: Differdange 1:2 Drita./IndeksOnline/