Vjen lajmi i madh nga Selena Gomez, ja kur do t’i jap fund beqarisë

Selena Gomez dhe Benny Blanco do të martohen së shpejti.
Sipas Daily Mail, aktorja dhe producenti i famshëm muzikor po planifikojnë një martesë dy-ditore në Montecito të Kalifornisë, këtë shtator, transmeton Indeksonline.
Lista e të ftuarve përfshin një numër emrash të njohur, përfshirë Taylor Swift dhe të dashurin e saj, yllin e NFL-së, Travis Kelce.
Ftesat janë dërguar tashmë dhe të gjithë të ftuarve u është kërkuar të bëjnë gati valixhet për fundjavën, pasi do të qëndrojnë një natë natë.
“Edhe pse dasma është për familjen dhe miqtë, shumë prej tyre janë yje të mëdhenj – Taylor Swift, Travis Kelce, bashkë-yjet e Selenës në Only Murders in the Building, si dhe superyje të muzikës që janë miq dhe bashkëpunëtorë të Benny-t”, tha burimi./Indeksonline/
