75 Mall Live Search
09:40 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / S Z

Arrestohet një burrë në Mitrovicë, përmes rrjetit social ngacmoi dhe kërcënoi një grua

Një burrë është arrestuar në Mitrovicë, pasi që përmes rrjetit social ka ngacmuar dhe kërcënuar një femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë jug / 16.07.2025 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se përmes rrjetit social ka ngacmuar dhe kërcënuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/