Prishtina vazhdon garat në Conference League, kjo është skuadra me të cilën do të përballet

Prishtina është eliminuar nga kualifikimet e Europa League, pasi u mposht nga Sheriff Tiraspol, me rezultat të përgjithshëm 2-5.
Megjithatë bardhekaltët garat evropiane do ti vazhdojnë në Ligën e Konferencës, shkruan IndeksOnline.
Në rrethin e dytë kualifikues të Conference League, Prishtina do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne.
Larne është emër i njohur, pasi për dy vite u përball me skuadrën e Ballkanit, ku në sezonin 2023/24 u mposht me rezultat të përgjithshëm 7-1, ndërsa në sezonin 2024/25 e eliminoi skuadrën suharekase me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Ndeshja e parë zhvillohet me 24 korrik, ndërsa ajo e kthimit me 31 korrik./IndeksOnline/