75 Mall Live Search
22:36 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / Burim

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes, liderët: Iniciativë shumë e rëndësishme

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Sipas mediave të huaja, Starmer tha se lufta në Ukrainë ishte ndër temat e diskutuara nga të dy udhëheqësit sot.

“Ne po udhëheqim punën për të sjellë pajisjet më të mira në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur, do të vazhdojmë ta shtyjmë përpara këtë me SHBA-në dhe aleatët e tjerë sepse në fund të fundit siguria jonë fillon në Ukrainë”, tha ai.

Starmer shtoi se marrëveshja e re përfaqëson “një partneritet me një qëllim”. Merz u tha gazetarëve se traktati lidhet me “sfidat kryesore të kohës sonë”.

Sipas Starmer, Rusia po “trondiste arkitekturën evropiane të sigurisë” që nga dalja e Britanisë nga Evropa.

“Në këto kushte ne synojmë të sigurojmë lirinë dhe prosperitetin e popujve të të dy vendeve tona”, shtoi ai.

Merz vlerësoi “iniciativën shumë të rëndësishme” që Donald Trump ndërmori të hënën, kur njoftoi se SHBA-të janë gati t’i japin armë Ukrainës, një veprim që do të blihet dhe paguhet nga partnerët evropianë.

“Gjermania dëshiron të japë një kontribut të rëndësishëm këtu… duhet të kemi qartësi se si SHBA-të do t’i zëvendësojnë sistemet e armëve që evropianët do t’i transferojnë Ukrainës”, tha ai, shkruan A2 CNN.

“E gjithë kjo do të rrisë presionin mbi Putinin që më në fund të negociojë për paqen në Evropë dhe SHBA”, përfundoi ai.