Shijet në cigaret elektronike janë toksike
Hulumtimet e fundit të botuara në revistën “Frontiers in Physiology” shqyrtojnë efektin e avujve të cigareve elektronike në dy lloje të qelizave të bardha të gjakut. Gjetjet sugjerojnë se përbërësit në shijet e përdorura në cigaret elektronike janë toksike.
Lëngjet pa nikotinë në cigare elektronike mund të jenë mjaft toksike, sipas hulumtimeve të reja, transmeton Indeksonline.
Përkundër faktit se cigaret elektronike (e-cigare) ndihmojnë disa njerëz që të lënë duhanin, pajisjet përmbajnë shumë kimikate, efektet shëndetësore të të cilave ende po hetohen.
Për shembull, disa studime që janë raportuar tregojnë se cigaret elektronike mund të kenë efekte negative kardiovaskulare dhe se ato mund të ngadalësojnë ritmin e zemrës./Indeksonline/