15:52 / E Hënë, 24 Shtator 2018

Duhanpirësit rrezikohen nga skleroza

Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sklerozë të shumëfishtë dhe të bëhen të paaftë nga ajo më shpejt se të tjerët, paralajmëron një hulumtim.

Hulumtuesit kanë bërë një shqyrtim të madh të provave dhe thonë se lidhja midis cigareve dhe gjendjes kronike është “më e qartë se kurrë”.

Një studim tregoi se nëse ndalohet pirja e duhanit mund të vonohet fillimi i skrelozës sekondare progresive deri në tetë vjet, transmeton Indeksonline.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se shumica e njerëzve me sklerozë nuk e kuptojnë lidhjen me pirjen e duhanit, pavarësisht udhëzimeve që këshillojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor t’i tregojnë njerëzve sapo të marrin një diagnozë.

Mjekët paralajmërojnë se pirja e duhanit mund ta bëjë skrelozën, një sëmundje e kujtesës aktive, e cila përkeqëson dhe përshpejton aftësinë e kufizuar.

Drejtori i hulumtimit Dr. Susan Kohlhaas tha: “Duke parë të gjitha dëshmitë, është e qartë se pirja e duhanit mund ta bëjë skrelozën më të vështirë për trurin për të luftuar./Indeksonline/.