75 Mall Live Search
08:48 / E Premte, 18 Korrik 2025 / G T

Zbulohet arsyeja pse Kyle Walker-Peters nuk shkoi te Besiktasi, ai gjen skuadrën e re në Premier League

Skuadra e West Ham Unitedit ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e krahut, Kyle Walker-Peters.

Ish-lojtari i Southamptonit dhe Tottenham Hotspurit kishte arritur marrëveshje personale me Besiktasin dhe madje ishte caktuar edhe dita e prezantimit, por ai mungoi në fluturimin drejt Stambollit, shkruan Indeksonline

Marrëveshja e arritur me “The Hammers” tregon më së miri arsyen pse lojtari anglez refuzoi të udhëtonte në Turqi për të firmosur me Besiktasin e Milot Rashicës.

Fabrizio Romano e quan punë të kryer transferimin e Kyle në West Ham, pasi lojtari është “free agent”./Indeksonline/