75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 18 Korrik 2025 / G T

Ia siguroi kualifikimin Vllaznisë, Kevin Dodaj zbulon të ardhmen e tij jashtë Shqipërisë

Futbollisti shqiptar, Kevin Dodaj mbrëmë shënoi një gol dhe bëri një asist në fitoren e Vllaznisë së Shkodrës ndaj BFC Daugavpils me shifrat 4:2, duke siguruar kualifikimin tutje në UEFA Conference League.

Por, sulmuesi i talentuar 19-vjeçar duket se mbrëmë zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e klubit shkodran, shkruan Indeksonline

Ai e konfirmoi largimin menjëherë pas ndeshjes dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në futbollin e Hungarisë, pikërisht në ekipin e Eto FC Gyor.

Kontrata e futbollistit me Vllazninë skadon në vitin 2027, andaj klubi hungarez pritet të paguaj rreth 500 mijë euro për lojtarin shqiptar./Indeksonline/