75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 18 Korrik 2025 / S Z

Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Njësiti për Menaxhimin e Urdhëresave të stacionit të Podujevës, ka realizuar pranimin e një personi të kërkuar me dy urdhëresa aktive të gjykatës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

I kërkuari është ekstraduar në Kosovë, sot rreth orës 01:00, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe ato vendore.

Menjëherë pas pranimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit 1 vit e 6 muaj.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimin për zbatimin e ligjit dhe sjelljen para drejtësisë të personave të shpallur në kërkim.