Shkëlqim Raci shpallet më i miri në kursin ndërkombëtar të logjistikës në SHBA

Shkëlqim Raci ka përfunduar me sukses kursin e karrierës së kapitenit për logjistikë në Army Sustainment University, Fort Lee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përveç përfundimit të suksesshëm të këtij kursi prestigjioz, Raci u nderua me çmimin e parë “Distinguished International Honor Graduate”, një vlerësim që i jepet studentit ndërkombëtar me performancën më të lartë akademike dhe profesionale gjatë gjithë programit.
Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje personale për Racin, por edhe një përfaqësim dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare.