75 Mall Live Search
13:49 / E Premte, 18 Korrik 2025 / G T

Manchester Unitedi arrin marrëveshje me sulmuesin nga Kameruni

Skuadra e Manchester Unitedit është duke bërë një “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Futbollisti Bryan Mbeumo ka arritur marrëveshje me “Djajtë e kuq”, kështu raporton “The Athletic”, shkruan Indeksonline

Shifra që Manchester Unitedi do të paguajë për të, te skuadra e Brentfordit është 65 milionë euro.

Kujtojmë se futbollisti 25-vjeçar nga Kameruni sezonin e kaluar shënoi 20 gola dhe bëri nëntë asiste në 42 ndeshje./Indeksonline/