Galatasaray dhe Napoli afër marrëveshjes për Osimhen

Pas bisedimeve të avancuara, Galatasaray dhe Napoli po finalizojnë marrëveshjen për Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian do të blihet përfundimisht nga skuadra turke, pasi sezonin e kaluar ishte i huazur dhe bindi drejtuesit e klubit me paraqitjet e ti, shkruan IndeksOnline.
Sipas fabrizio Romanos. marrëveshja është arritur, ku Galatasaray do të paguajë 40 milionë euro tani dhe 35 milionë të tjera brenda një viti.
Po ashtu do të ketë një klauzolë penalizimi për të shmangur shitjen te klubet italiane në dy vitet e ardhshme.
26-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Galata, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 8 asiste në 41 ndeshje dhe luajti një rol vendimtar në fitoren e Galatasarayt për titullin e 25-të të ligës turke./IndeksOnline/